Airport Adem Jashari
MIT
mbpzhr 2018
kek
Fillimi / Lajmet / Kadri Veseli: Nuk ka etapë të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare ku Hasan Prishtina nuk ka qenë protagonist
Veseli: Nuk ka etapë të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare ku ai nuk ka qenë protagonist Hasan Prishtina

Kadri Veseli: Nuk ka etapë të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare ku Hasan Prishtina nuk ka qenë protagonist

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar Hasan Prishtinën në 86 vjetorin e vdekjes së tij. Veseli, ka shkruar se Hasan Prishtina ishte njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar si dhe të çlirimit të Kosovës. “86 vjet më parë u vra Hasan Prishtina, njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar si dhe të çlirimit të Kosovës. Nuk ka etapë të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare ku ai nuk ka qenë protagonist. E nis karrierën politike si i pasur dhe e ngrysi jetën në kushte modeste, sepse nuk kurseu asgjë për kauzën kombëtare. Me fonde të tij personale bleu armë për kryengritjen e vitit 1912, për të çuar të rinjtë kosovarë në shkollën Normale të Elbasanit e për të financuar shumë veprimtari të tjera patriotike. Prandaj ai është një model për t’u marrë shembull në kohët e sotshme si politikan idealist dhe i pakorruptuar”, ka shkruar Veseli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë qëndrimit në Serbi, diplomati i BE-së, David McAllister do të bisedoj edhe për Kosovën

Diplomati i Bashkimit Evropian, David McAllister pritet qëndroj në Serbi dhe të takohet me kryetarin ...