Ahmeti: Gjasat janë shumë më të mëdha që të mos ketë marrëveshje me Serbinë, sepse pozicionet janë larg

Ahmeti: Gjasat janë shumë më të mëdha që të mos ketë marrëveshje me Serbinë, sepse pozicionet janë shumë larg

Bashkëdrejtuesi i ekipit shtetëror të Kosovës për dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti, ka thënë se në bisedime me shtetin fqinj do t’i diskutojnë të gjitha të bëmat e Serbisë ndaj Kosovës si viktimat e luftës, gratë e dhunuara, shtëpitë e djegura, shpërnguljet e të tjera tema. “Ne kemi marrë një letër nga Trump që thotë se SHBA-të janë të interesuara që të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Mos të kemi iluzione, Kosova e ka shpallë pavarësinë e saj dhe është njohur nga mbi 100 shtete përfshirë edhe SHBA-të”, ka thënë Ahmeti.  Ai tha se në bisedime me Serbinë do t’i diskutojnë të gjitha të bëmat e Serbisë ndaj Kosovës si viktimat e luftës, gratë e dhunuara, shtëpitë e djegura, shpërnguljet e të tjera tema. “Unë mendoj që sot gjasat janë shumë më të mëdha që të mos ketë marrëveshje me Serbinë sesa që të ketë sepse pozicionet janë larg. Ne po dëgjojmë nga SHBA-të dhe Brukseli se Serbia është e gatshme por po ashtu po e shohim se çka po ndodh në Serbi”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …