Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosja, Aida Dërguti, ka bërë me dije se kjo lëvizje nuk voton asgjë që dëmton interesin e vendit, kurse është e gatshme që për çështje nacionale të bashkëpunojë me Qeverinë, nëse ajo është e vendosur ta mbrojë interesin kombëtar. Dërguti ka thënë se interesi i Kosovës rrezikohet që prej çastit kur Qeveria varet nga Lista Serbe. Ajo ka uruar që Qeveria Haradinaj të mos ketë jetëgjatësi. Në një intervistë për “Epoka e Re” nënkryetarja e Kuvendit e ka vlerësuar veprim të duhur vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Murat Mehës nga komisioni për shënimin e vijës kufitare me Malin Zi dhe për emërimin e Shpejtim Bulliqit.

“Ne vazhdimisht jemi angazhuar për mbrojtjen e interesit të Kosovës dhe këtë do ta bëjmë çdo herë. Lëvizja Vetëvendosje! nuk voton asgjë që dëmton interesin e vendit, kurse është e gatshme që për çështje nacionale të bashkëpunojë me qeverinë, nëse kjo e fundit është e vendosur për mbrojtjen e interesit nacional”, ka thënë Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …