Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Aivo Orav: Shpresoj që Kosova do të jetë pjesë e BE-së sa më shpejt

Me rastin e Ditës së Evropës dhe 75-vjetorit të themelimit të Bashkimit Evropian, ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka shprehur shpresën e tij që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane sa më parë. Gjatë hapjes zyrtare të aktiviteteve për nder të 9 majit, Orav theksoi se Bashkimi Evropian mbetet projekti më i suksesshëm i paqes në botë, duke nënvizuar faktin se ndërmjet shteteve anëtare nuk ka pasur luftëra. “Dita e Evropës është një moment për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të ëndërruar për të ardhmen. Ëndrra ime është që ky proces paqësor të vazhdojë përgjithmonë dhe sinqerisht shpresoj që Kosova do të jetë me ne në Bashkimin Evropian sa më herët që të jetë e mundur,” tha Orav në fjalën e tij. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka paraparë një sërë aktivitetesh për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm, duke përfshirë ngjarje kulturore, ekspozita dhe diskutime publike që promovojnë vlerat evropiane dhe perspektivën integruese të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi për iniciativën e AAK-së: PDK do ta shqyrtojë rastin për Gjykatën Kushtetuese me ekspertizë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përsëritur akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për …