Më 24 qershor në orën 17.00 mbahet Akademi në 85-vjetorin e lindjes së profesor dr. Rexhep Qoses

Akademiku, Rexhep Qosja ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes e akademikut, Ylli Popa

Akademiku, Rexhep Qosja ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes e akademikut,  Ylli Popa i cili ndërroi jetë para dy ditë në moshën 87 vjeçare. Popa, për një periudhë 10 vjeçare drejtoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Qosja është shprehur i pikëlluar për këtë humbje të madhe e cila ka lënë zbrazëti në jetën mendore, shkencore, arsimore e kulturore shqiptare. Në letrën  e tij, ai ka shkruar”: Me pikëllim të madh e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Ylli Popës. Me ndarjen e tij nga jeta mbetet zbrazëti e madhe në jetën mendore, shkencore, arsimore e kulturore shqiptare. Dhe si të mos mbesë zbrazëti ashtu e madhe? Ylli Popa ishte i madh në shumë pikëpamje. Ndihem i mburrur që e njoha, i mburrur që gëzova kujdesin e tij si mjek i madh, i mburrur që mësova prej mendjetores së tij jashtëzakonisht të pasur, kurrë të shtershme, familjes së tij dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u shpreh ngushëllimet e mia më të thella, thuhet mes tjerash në letrën e akademikut Rexhep Qosja me rastin e vdekjes së Ylli Popës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …