Më 24 qershor në orën 17.00 mbahet Akademi në 85-vjetorin e lindjes së profesor dr. Rexhep Qoses

Akademiku, Rexhep Qosja shkruan se Sali Berisha po zhvillon beteja politike dhe që gati një vit po i tollovit shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë

Në një shkrim autorial për Sali  Berishën, akademiku i mirënjohur dr. Rexhep Qosja ia ka kujtuar  të gjitha nismat e dështimet, sidomos atë pasi është shpallur person non grata. Megjithëse në moshën kur moshatarët e Sali Berishës enden korridoreve të spitaleve me fashikuj në duar,  plot diagnoza e dokumente të tjera mjekësore, ai po i bën këto beteja politike dhe që gati një vit po i tollovit shqiptarët në Shqipëri e Kosovë. Unë, pas qindra e qindra faqeve të shkruara kundër politikës së tij, do të shkruaj tani një panegjirik për demagogjitë e tij artistike, për mendimet e tij të qarta, buçitëse, të sistemuara, tejpërtej të dëgjuara. Berisha e filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken dhe pas shpalljes non grata  po sillet e po vepron si të mos ishte i shpallur i tillë, madje  angazhoi edhe avokat francez, edhe gjykatës francez! E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Juri Kim, betejën politike brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë, betejën politike kundër krijesës së tij politike, birit të tij politik, kryetarit të PDSH-së, Lulzim Basha, të cilin më në fund e detyroi të japë dorëheqje. E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër bashkëpartiakëve të padëgjueshëm dhe krijoi parti të re të quajtur, herë Shtëpia e Lirisë, e kur Foltorja! Berisha nuk po lë gur e dru pa lëvizur, për ta fituar atë betejë politike kundër kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, Edi Rama, E filloi dhe po i vazhdon të gjitha këto beteja politike për Shqipërinë Autoritare,  në të cilën do të jetë çka ishte, shumë vite, dikur – sundues autoritar.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …