Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Urgjentisht dhe pa asnjë vonesë, Albin Kurti e Vjosa Osmani t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit, Shkup-Prishtinë

Kryetari i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pasi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse. Haradinaj ka rikujtuar se si Qeveria e Kosovës e ka refuzuar projektin e gazit amerikan. Ai ka thënë se shpreson që pas kësaj marrëveshje, kryeministri dhe Presidentja ta ndryshojnë qëndrim dhe urgjentisht e t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë, pasi   “gazpromi rus tashmë ka vdekur”. Haradinaj ka saktësuar me këtë rast se kryetarja e vendit, nuk ka pasur kurajon ta thotë qoftë edhe një fjalë të vetme, për një projekt ekonomik e të sigurisë për Kosovën e rajonin, të miratuar nga vet kryetari amerikan Xho Biden! Haradinaj konstaton  se  tash që kanë ndryshuar konceptet e të gjithë  botës demokratike për Rusinë dhe gazin rus, shpresoj të ndryshojnë edhe konceptet e kryeministrit e të kryetares dhe të ndryshojnë qëndrim,  urgjentisht e pa asnjë vonesë t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë”, ka shkruar, kryetari i AAK-s, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …