Brickos

Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, vazhdon avazin e tij duke mohuar gjithçka që kanë arritur qeveritë paraprake për 20 vjet, në Kosovë

Kryeministri, Albin Kurti, vazhdon avazin e tij duke mohuar  gjithçka që kanë arritur qeveritë paraprake për 20 vjet, në Kosovë. Ky është i vetmi arsyetim i tij, ditor, kujdestar i përhershëm,  çdoherë kur ballafaqohet me realitetin dhe kur nuk ka asnjë fakt apo argument për përgjigje reale të mos punës dhe mos dijes së tij. Madje ai  ka deklaruar se  pritjet e qytetarëve të Kosovës  për viza pune jashtë vendit do të vazhdojnë për shkak të sistemit arsimor,  që ka ekzistuar prej 20 vjetësh në vendin tonë. Por tani, me qeverisjen e tij  optimizmi i qytetarëve të Kosovës qenka  rritur, ani pse edhe gjatë qeverisjes së tij qytetarë të shumtë të Kosovës vazhdojnë të presin para ambasadave të huaja në Prishtinë në kërkim të një vize pune. Madje, sipas një ankete të bërë në këtë muaj, shumë të rinj kanë thënë se mezi nuk presin ta lëshojnë Kosovën. “Rendi para ambasadave ka me ekzistuar gjithmonë sepse nuk ka lidhje tregu i punës me profesionet e njerëzve”, shtoi ai. “Me mijëra të rinj e të reja kanë kryer juridik e ekonomik. Ku të zënë  punë ata? Sistemin arsimor nuk e bëra unë dhe nuk janë duke shkuar më të varfrit nga Kosova. Është duke shkuar shtresa e ulët e klasës së mesme.

 Qeveria dhe qeverisja e Albin Kurtit ndodhet para vështirësive  të njëpasnjëshme, në radhë të parë në mungesë të dijes dhe të kuadrit adekuat për të udhëhequr institucionet, në të njëjtën kohë duke u ballafaquar edhe me dështimet e përditshme në politikat e tij të brendshme e të jashtme. Në pamundësi për të realizuar qoftë edhe një premtim të vetëm nga dhjetëra e qindta të tillë, sa i ka përhapur gjatë fushatës zgjedhore,  Kurtit i ka mbetur të sillet rreth 20 viteve të kaluara, të cilat sipas  tij paskan qenë të  gjitha të dështuara.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …