Akademikut nga Mali i Zi, Zuvdija Hoxhiq Berisha i është ndarë çmimi për veprën jetësore “TEUTA”

Akademikut nga Mali i Zi, Zuvdija Hoxhiq Berisha i është ndarë çmimi për veprën jetësore “TEUTA”

Ky çmim i është ndarë nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” në edicionin e 7-të të manifestimit letrar trekufitar “Muzat e Alpeve 2019″, i cili është mbajtur në Tivar, Lezhë dhe Prizren. Akademikut, Zuvdija Hoxhiq Berisha i është ndarë ky çmim me arsyetimin se me tregimet dhe romanet e tij ka futur një proces të ri krijues në letërsinë malazeze, që e bën atë një shkrimtar të pashembullt dhe pa paraardhës. Në gjithçka dhe me meritë, i takon njësoj letërsisë malazeze, shqiptare dhe boshnjake, dhe mbi të gjitha asaj evropiane, sipas mesazheve universale dhe të vërtetave të përjetshme, me të cilat rrezatojnë shkrimtarët e mëdhenj dhe veprat e mëdha, çfarë padyshim është edhe ai dhe vepra e tij”.

Për figurën e akademikut foli poeti malazez Dimitrov Popoviq, i cili tha se Zuvdija Hoxhiq -Berisha, është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj e më në zë në Malin e Zi, por edhe një njeri i mrekullueshëm në kuptimin më të plotë të kësaj fjale. “Romanet e tij kanë vlerë të madhe dhe në vazhdën e shkrimeve të mëparshme i japin vlerë reciprokisht edhe vetë shkrimtarit, që në moshën 78 vjeçare vazhdon të shkruajë dhe të ndjehet i vyeshëm për ne dhe brezat që do të vinë. Ta njohësh të kaluarën tënde është një obligim i madh. Hoxhiqi nuk e ka njohur gjyshin, por rruga për ta njohur na pëlqen edhe ne, e ndjekim me kujdes në të gjitha veprimet… dhe del fitimtar”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …