leoni

AKR në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore, ka mbajtur tubim me qytetarë në Vushtrri

AKR në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore, ka mbajtur tubim me qytetarë në qytetin e Vushtrrisë

Aleanca Kosova e Re, në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore, ka mbajtur tubim me qytetarë në Vushtrri. Në praninë e shumë qytetarëve e përfaqësuesve të AKR-së, nënkryetarja e degës së kësaj partie në Vushtrri, Arta Haxhaj, ka thënë se AKR-ja në Vushtrri ka bërë gjithmonë punë të përkushtuara, duke treguar mobilizim i cili ka rritur besimin e qytetarëve në AKR-në dhe presidentin Pacolli si lider, me sukseset e të cilit krenohen të gjithë shqiptarët. Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, duke falënderuar të gjithë atë që e kanë mbështetur dhe po e përcjellin në këtë rrugëtim të tij, ka thënë se partia të cilën ai e udhëheq ka qenë shembull për partitë e tjera, me idetë të cilat që nga viti 2007 kur i ka prezantuar AKR-ja, gjejnë vend edhe sot. Duke i bërë thirrje rinisë që të qëndrojë dhe të mos e lëshojë Kosovën, ministri i Jashtëm në detyrë tha se shumë shpejtë do të bëhet edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, duke iu referuar edhe takimit të djeshëm me homologun e tij finlandez, si shtet i cili kryeson me Presidencën e Bashkimit Evropian. Në fund të tubimit, u bë prezantimi i kandidatëve për deputet nga Aleanca Kosova e Re.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …