Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me kompanitë “Ekoregjioni” dhe “Ekodrinia”, kanë bërë pastrimin e disa deponive ilegale.
Në një postim në facebook, kryetari Latifi ka shkruar se Hedhja e mbeturinave në vende të palejuara nuk është thjesht turp, por është shkelje e qartë e ligjit, si dhe mungesë respekti për mjedisin ku jetojmë. Aksioni për mjedisin e pastër, do të vazhdojë ditëve në vijim! Thirrja ime është e qartë:
Mos hidhni mbeturina aty ku nuk e kanë vendin! Gjoba për hedhësit e tyre dhe për ndotësit, mund të shkojë deri në 5000 euro. Ligji do të zbatohet, pa përjashtim!
Bashkërisht, të mbajmë Rahovecin të pastër, ka shkruar ndër të tjera në llogarinë e tij në facebook, kryetari Smajl Latifi.