leoni

Aktivitete të Lidhjes së Shkrimtarëve e Kosovës, në Hajvali dhe në Pejë

Aktivitete të Lidhjes së Shkrimtarëve e Kosovës, në Hajvali dhe në Pejë

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës të premten, më 12.10.2018, në orën 12.15, organizon një takim letrar me nxënësit e SHF “Afrim Gashi” të Hajvalisë, KK Prishtinë. Pos anëtarëve të LSHK-së, punimet e tyre do t’i lexojnë edhe nxënësit e kësaj shkolle, kurse, përveç pikave muzikore, do të zhvillohet edhe një bisedë rreth krijimtarisë letrare.

Të shtunën, më 13.10.2018, në orën 12, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Qendra Kulturore e Pejës organizojnë akademi letrare për poetin, kritikun, shkencëtarin e pedagogun Prof. dr. Muhamed Kërveshi, në sallën e Kuvendit komunal të Pejës. Për Prof. Kërveshin dhe veprimtarinë e tij letrare, shkencore e pedagogjike do të flasin kolegë e studiues, kurse, pos deklamimeve të vargjeve të tij, do të ketë edhe pika muzikore-artistike. Shkrimtari, studiuesi e pedagogu Kërveshi është ndër emrat më të shquar të letërsisë shqiptare. Akademia mbahet në përkujdesje të kryetarit të komunës së Pejës, z. Gazmend Muahxheri.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ka sqaruar se votat e partive që nuk e kalojnë pragun zgjedhor nuk shpërndahen dhe nuk i shtohen asnjë partie tjetër

Eugen Cakolli nga KDI ka sqaruar se votat e partive që nuk e kalojnë pragun …