leoni

Aktivitete të shumta do të mbahen me rastin e 15 Qershorit-Ditës së Shëndetësisë në Ferizaj

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Dr. Kemajl Emini, sot ka mbajtur një konferencë për media me ç’rast ka njoftuar në lidhje me aktivitete që do të zhvillohen nesër në prag të 15 Qershori-Ditës së Shëndetësisë në Ferizaj.

Ai ka thënë se për nesër është parapara që të zhvillohen homazhe, dhurim vullnetar i gjakut si dhe ushtrimi fushor i emergjencave.

“Në orën 8:00 do të behën homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj, në orën 8:30 homazhe te obelisku QKMF-Ferizaj, ndërsa nga ora 9:00 në sheshin “Adem Jashari”, do të bëhet dhurimi i gjaku, ndërsa në orën 10:00 do të bëhen homazhe në Gërlicë te obelisku i Rexhep Bislimit”, ka thënë drejtori Dr. Kemajl Emini.

U tha se nesër do të zhvillohet edhe një ushtrimi fushor me emergjencat e rajonit të Ferizajt në fshati Gërlicë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me homazhe përkujton 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të komandantit Ilaz Kodra

Me nderime të larta, Komuna e Skënderajt ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit …