Aktivitete të shumta në shënim të "24 Qershorit" ditës nacionale të Komunitetit Egjiptian të Ballkanit

Aktivitete të shumta në shënim të “24 Qershorit” ditës nacionale të Komunitetit Egjiptian të Ballkanit

Me rastin e shënimit të “24 Qershorit” ditës nacionale të komunitetit Egjiptian të Ballkanit  të ju ftoj të përcjellni aktivitetet e “Javës Egjiptiane” që do të mbahen  me rastin e kësaj dite.

Me 23.06.2016 e Enjte:     Në  Fushë Kosovë duke filluar nga ora 17:00 në teatrin e qytetit mbahet aktivitet kulturor, shfaqje teatrale dhe program muzikor.

Në Gjakovë duke filluar nga ora 19:00 ekspozit me foto të Zanatlinjve të komununitetit Egjiptian të komunës së Gjakovës dhe Iftar me Zanatlinjtë e identifikuar.

Me datën 24.06.2016 e Premte : Nga ora 09:30 vizitë e rreth 120 studentëve të komunitetit Egjiptian në sallën e Kuvendit të Kosovës- Bisedë e hapur me kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli,  Ministrin e Punës dhe Mirqenjës Sociale z.Arban Abrashin dhe Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami.- Tema: Perspektiva e të rinjve të komunitetit Egjiptian në Kosovë.

Nga ora 11:00 në ndërtesën e Qeverisë salla nr.P38 do të mbahet konferencë Ceremoniale për festimin e Ditës së komunitetit Egjiptian. Prezent do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa ku do të ketë fjalime rasti nga z. Mustafa dhe  të pranishëm të tjerë. Tema: Programi Qeveritar rreth zhvillimit dhe përspektivës së komunitetit Egjiptian në Kosovë.

Nga ora 12:30 po në të njejtën ditë nga student ,  përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të tjerë politik dhe jo politik të komunitetit Egjiptian do të mbahet PROTESTË  simbolike në Sheshin Skenderbeu në Prishtinë në afërsi të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.  Protesta mbahet me një performancë teatrale nga të rinjët aktor të komunitetit Egjiptian dhe fjalim rasti ku do të pasqyrohet gjendja reale e komunitetit Egjiptian në Kosovë .

Në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë mbahet shfaqje teatrale dhe program Muzikor.

Me datën 26.06.2016 e Diel:

Në Pejë duke filluar nga ora 19:00 mbahet manifestimi përmbyllës në Restorant Camp Karagaq.  Prezent priten të jenë përfaqësues të komunitetit Egjiptian dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore. Do të shtrohet Iftar për të gjithë të pranishmit.

Veton Berisha

Deputet i Kuvendit të Kosovës

Përfaqësues i komunitetit Egjiptian

044397789

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …