Brickos

Albana Bytyqi: AAK duhet të punojë shumë në vete për të gjetur rrugën e duhur drejt ndryshimit

Albana Bytyqi: AAK duhet të punojë shumë në vete për të gjetur rrugën e duhur drejt ndryshimit

Albana Bytyqi do të jetë deputetja e re në Kuvendin e Kosovës, pas rinumërimit të votave në disa vendvotime. Ajo do të zë vendin e Meliza Haradinaj-Stublla, në Kuvendin e Kosovës, pasi kjo e fundit pas numërimit të disa vendvotime mori më pak vota se Bytyqi. “Tash e tutje do të jem pjesë e Legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Si deputete e re nga radhët e Aleancës do të bëj maksimumin tim që të jap kontribut në mirëqenien e secilit qytetar! Aleanca duhet të punojë shumë në vete për të gjetur rrugën e duhur drejt ndryshimit. Kjo sfidë bëhet më e lehtë me vendosshmërinë tonë dhe përkrahjen tuaj, prandaj faleminderit për besimin! Falenderoj gjithashtu kryetarin z. Ramush Haradinaj për mbështetjen e dhënë! Ky privilegj më shton vullnetin dhe përgjegjësinë për angazhim më të fortë në interes të qytetarëve! Jemi bashkë e na priftë e mbara!”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …