kek
MIT
mbpzhr 2018
Airport Adem Jashari
Fillimi / Intervista / Albert Zholi: Intervistë me aktoren, Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”
Albert Zholi: Intervistë me aktoren, Margarita Xhepa, "Nderi i Kombit"

Albert Zholi: Intervistë me aktoren, Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”

Këto ditë ishin ditë shumë të vështira fizike për artisten e madhe Margarita Xhepa.  Ajo me punën e saj me këmbënguljen e saj mposht moshën dhe problemet fizike që i ka mosha. Këto ditë Margarita ishte pjesë e dy aktiviteteve të mëdha. Një aktivitet ishte në Muzeun Historik Kombëtar ku u promovua libri i poetes tiranase e martuar në Selanik,  Anila Karapidou dhe tjetra në Vlorën e Kuqe ku Margarita ishte kryetare e Jurisë në konkursin në 5 disiplina të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit bregdetar të Vlorës. Në të dyja aktivitetet aktorja e famshme u prezantua me dinjitet dhe plot elegancë duke treguar vlerat e saj më të mira në të gjitha aspektet si profesi9oniste, si nënë, si njeri human dhe me vizion të gjerë.

 

Një ndër aktivitetet në ditët e festave ushte dhe promovimi i librit të poetes Anila Karapidou “Kur lëndohet zemra e poetit”, si u ndjetë në këtë aktivitet.

Kur autorja e librit më ftoi në këtë aktivitet isha e dyzuar për vetë kohën e kufizuar, për vetë impenjimet, për vetë problemet e moshës, por kur mora librin dhe takova vetë autoren thashë me plot forcë po, do të vij dhe do të recitoj në këtë aktivitet. Në darkë lexova librin e Anilës dhe pashë një poezi shpirtërore të ndjerë, një poezi plot shpirt, të veçantë dhe organike. Ajo në çdo varg fliste me shpirtin e një poeteje të vërtetë deh çdo poezi kishte të veçantën e saj. Pasi e lexova ndava me shënim cilat poezi do të recitoja. Ato ishin shumë por unë veçova ato që pashë më të arsyeshme, që më përshtateshin dhe më jepnin një ngacmim specifik.

Keni marrë pjesë në shumë promovime të librave të autorëve në emigracion, pse?

 Kjo është e vërtetë. Kam marrë pjesë në shumë promovime të tilla pasi e ndjej se poezitë e tjera kanë mall brenda, kanë dashuri për atdheun, për vendlindjen, për të afërmit, për njerëzit që kanë larg, për gjuhën shqipe, për shoqërinë për nënën dhe babanë, për ço gjë që ka lidhje me atdheun. Pra poetët e mërgimit kanë letërsinë e tyre, kanë poezinë e tyre që flet ndryshe, që flet plot dhembshuri dhe dashuri dhe patjetër që duhet ti mbështesësh. Ata vijnë në Shqipëri me mall deh duan përkrahje dhe përkrahja duhet të vijë nga ne artistët pasi si poeti si aktori janë artistë të dy gjinive të ndryshme. Ne na lidh arti na lidh dashuria për artin na lidh krijimtaria.

Kush është e veçanta e krijimtarisë së krijuesve në mërgim?

Malli për nënë dhe atdhe. Poezia e mallit ka një veçori specifike për ata. Askush se sa emigrantët nuk mund ti këndojë bukur këtij malli. Letërsia e tyre në këtë drejtim është shumë objektive, është shumë e lëmuar, shukë e detajuar dhe me plot figuracion. Një letërsi ndryshe do të thoja që duhet ta përkrahim të gjithë madje dhe ta propagandojmë.

Gjithmonë Margarita interpreton poezi, kjo ka filluar tashmë po që në vogëli?

Jo, kam recituar që e vogël. Isha fëmijë kur kam recituar në shollën fillore dhe mësuesit e mi e spikatën talentin tim në këtë drejtim. Ata panë këtë talent dhe më aktivizonin vazhdimisht.

 

Si ishte fëmijëria juaj?

E vështirë por e bukur. E vështirë pasi ishim një familje e varfër një familje tradicionale. Ishin vitet  para të çlirimit dhe varfëria ishte në çdo familje. Nuk ngopnim barkun me bukë por  kishim një dëshirë të madhe për dije, për arsim. Prindërit nuk na pengonin në rrugën tonë dhe pse nuk kishin mundësi financiare të na plotësonin dëshirat. Por ne kishim një harmoni të madhe ën familje që nuk e ndienim shumë varfërinë. Kishim një dashuri për njeri tjetrin që ndanim dhe kafshatën e gojës. Nuk i mendonim kërkesat e fëmijëve të sotëm, nuk kishim kërkesa por kishim etje për dituri, ky ishte ndryshimi.

 

-E kishte menduar ndonjëherë Margarita se do bëhej aktore?

Mund të them se kisha dëshirë por deh strukesha brenda dëshirës. Ishin vitet e para pas çlirimit dhe emancipimi nuk ishte si sot. Në atë kohë e vështirë që femra të largohej nga familja apo të realizonte dëshira jashtë dëshirave familjare, por ishte mirësia e prindërve të mi që nuk më penguan. Kur unë bëra kërkesën time ata e përkrahën. U jam mirënjohëse gjithë jetën. Në atë kohë rrallë ndodhte  që prindërit të përkrahnin çdo dëshirë të fëmijëve.

Njëkohësisht këto ditë ishit kryetare e Jurisë në një aktivitet të shkollave 9-vjeçare dhe shkollave të mesme të qytetit të Vlorës, si u ndjetë?

U mrekullova. Një aktivitet që zgjati 3 orë dhe mu duk si 3 minuta. Një aktivitet plot gjallëri, plot dinamizëm. Nxënës që ishin të përgatitur, nxënës që kishin dëshirë të konkurronin denjësisht, nxënës që ishin plot emocione dhe kishin kërkesa ndaj vetes. Kur kryetari Shoqatës “Shqipëria”  z. Ilrijan Dhima dhe znj. Edlira Kapllanaj më kërkuan të shkoja nuk hezitova. Kam shumë bashkëpunime me ta. Dhe pse kisha shumë impenjime u nisa me ju drejt Vlorës. Vlora heroike, Vlora e Ismail Qemalit Vlora e heroizmave të pashoqe ishte e zbukuruar si rrallë herë ato ditë. Por më bukur ishte stolisur Teatri “Petro Marko”. Qindra nxënës të shkollave e kishin tejmbushur këtë teatër. Teatri gumëzhiu për orë të tëra. Këngë patriotike, pjesë teatrale, pjesë instrumentale, pjesë baleti, karate, piktura, një Festival dhe konkurrim i rrallë. Tëq gjithë nxënësit ishin të përgatitur mrekullisht.

-Cilat pjesë ju pëlqyen në këtë Festival konkurs me 5 disiplina?

Nuk di ç’të them. E kam vështirë që të veçoj një. Të gjitha Ishmin të mira dhe e patëm të vështirë që të zgjidhnim kush fitonte. Edhe në interpretimin në poezi edhe në pjesët teatrale, edhe në këngë, balet të gjitha shkollat ishin shumë të përgatitura. Ajo që më ra në sy ishte se të gjithë nxënësit diskutonin se si të realizonin sa më mirë pjesët që kishin për konkurrim. Ishin të impenjuar. Ishim shumë të lidhur me çka u kishin besuar.

 

-Ka ndodhur herë tjetër kjo situatë?

Një diçka e tillë ka ndodhur dhe në një shkollë në Kuçovë para disa ditësh. Ishte afërsisht e njëjta situatë, i njëjti mobilizim. Ndihem shumë e nderuar që mora pjesë dhe pse për mua është sakrificë. Kur shoh këta djem dhe vajza të reja që kanë kaq dëshirë ëpr artin, mundohen ta bëjnë gjithçka me shpirt emocionohem.

 

Një jetë në skenë? Keni ende pengje?

Aktori ka dhe do të ketë gjithmonë pengje. Jeta e aktorit në vetvete është një peng ndaj kulmit të artit. Me qenë e sinqertë  kur isha e re, regjisori Mihal Luarasi ka pasur gjithmonë dëshirë të ngjiste në skenë “Elektrën” e Sofokliut.  Kur e dëgjova për herë të parë që mund të realizohej në atë kohë trupi mu drithërua. Sa dëshirë kisha ta realizoja. Sa dëshirë kisha të isha në atë kohë një Elektra shqiptare. Me thënë të drejtën e shikoja në ëndërr por kurrë nuk u realizua në atë kohë pasi në radhë të parë nuk ishin pjekur kushtet teknike. Ishte një realizim i vështirë për kohën. Mungonin shumë gjëra. Ndaj ngeli ëndërr për mua dhe për regjisorin e madh Mihal Luarasi që sot nuk jeton. Këto fjalë le të jenë një homazh për të, për atë regjisor plot talent dhe plot mirësi. Por vitet rrodhën dhe koha bëri të vetën, Si duket vjen një dit që dhe ëndrrat realizohen. Kështu para 6 vjetësh në moshën  time të pjekurisë arrita të interpretoj mbretëreshën e Trojës, Eklubën. Këtë rol ma besoi  regjisori grek, i talentuar grek Vangjelis Theodhopulos, dhe e interpretova për herë të parë në teatrin “Melina Merkuri” në Athinë. Ky teatër është ndër më të mirët në Athinë. Ai rol më la pa gjumë, më hapi telashe, më hapi probleme për ta arrirë. Punova shumë. Por edhe u shpërbleva pasi për atë rol kam pasur shumë vlerësime nga kritika, regjisorë e aktorë grekë dhe kam marrë 3 çmime. Por, pengje ka njeriu, por unë besoj se do ti realizoj.

 Si do ta cilësonit artin shqiptar në regjimin komunist?

Dua të jem realiste, ai sistem ishte shumë të meta, por artin e përkrahu. E keqja ishte se kishte shumë ideologjizma brenda, por sërishmi u bë art. Në atë sistem dolën shumë koritej të artit skenik dhe në kinematografi. Dolën shumë sa mund të them se ishte koha e të mëdhenjve. Për atë sistem jo çdo gjë duhet hedhur poshtë. Punonim shumë, ishim shumë idealistë, kërkonim shumë ndaj njeri-tjetrit dhe kishim një dashuri të madhe për punën. Punonim për të bërë art, për të lënë gjurmë, ana materiale në atë kohë ishte e papërfillshme. Ngelëm të varfër por bëmë art që ka lënë gjurmë. Regjimet kalojnë arti mbetet.  Por edhe pse në kontroll, artistët tanë të mëdhenj kanë bërë art. Ne ishim më shumë idealistë se materialistë ndaj dhe sot jemi të varfër. e bënim punën me dashuri e nuk mendonim se sa para do të merrnin në fund të shfaqjes.

Po në kinematografi kush ju afroi për herë të parë?

Ah atë moment se harroj kurrë. Ka qenë regjisori i talentuar Kristaq Dhamo ai që më afroi. Dhamo mbetet një personalitet i padiskutueshëm në kinematografinë shqiptare, dhe ai më ka dhënë mësimet e para se si të lëviz, si të veproj, si të ndërroj mimikë se si të eci, si të dialogoj. Dhe di si është puna? Dhamo më besoi një rol negativ. E kuptoni një rol negativ mua që nuk më shkon për shtat. Në gjithë jetën time dy role ose tre, pra pak shumë pak, por Dhamo më futi në botën e bukur të filmit. Më vonë me këtë regjisor fjalëpakë dhe punë shumë kam qenë në dy filma  “Vitet e para” dhe “Gjurmët“. Dhamua më hapi rrugën e bukur të filmit dhe unë më pas isha në shumë filma. Ja di për nder këtij njeriu të shkëlqyer.

 

Kush të ndihmoj më shumë në rrugën e skenës?

Ish bashkëshorti im që nuk jeton më, i ndritët shpirti aty ku është. E them me plot gojën që e quaj veten një grua me fat, që kam pasur një bashkëshort artist si Xhavid Xhepa. Jo vetëm për mua por ai për gjithë Tiranën dhe më tej mbetet një aktor, këngëtar, bashkëshort dhe një shok i mirë pune. Ai buurë plot gjallëri më ka dhënë shumë në jetë, familje të bukur, lumturi familjare. Një grua kur ka një burër të tillë në krah edhe punën e ka më të lehtë dhe në punë bën mrekullia.

Kontrolloni gjithashtu

Intervistë me Kryeministrin e Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliu mbi vrasjen misterioze të Presidentit Festim Lato

Intervistë me Kryeministrin e Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliu mbi vrasjen misterioze të Presidentit Festim Lato

FESTIM LATO -NJË JETË PËR KOMB E ATDHE „Presidenti i Republikës Çame“ Festim Lato u gjet ...