Brickos

Albin Kurti

Albin Kurti: Asnjë pension nën 100 euro

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se në mbledhjen e parë të Qeverisë për këtë vit, për herë të parë miratuan një ligj që definon saktë pronën publike, siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Për të rritur mirëqenien sociale, në përmbushje të zotimit tonë, morëm vendim për rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale. Asnjë pension nën 100 euro”, ka shkruar ai. Ai ka shtuar se me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse, morëm vendimin e radhës për pagesën e 580 specializantëve me vetëfinancim/vullnetar, në vlerë financiare prej 2.748.560 euro. Për të përshpejtuar reformën në sektorin publik, themeluam Njësinë për Ekspertizë brenda Zyrës së Kryeministrit. Themeluam edhe Këshillin Kombëtar për Ndryshime Klimatike. Emëruam Komisionin Përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, si organ jashtëzakonisht i rëndësishëm për proceset zhvillimore të vendit”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …