Xhelal Svecla dhe Albin Kurti

Albin Kurti e Xhelal Sveçla janë tërhequr nga vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë

Qeveria e Kosovës është tërhequr nga vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë. Vendimi për shtyrjen e vendosjes së reciprocitetit vjen pas kërkesës së ambasadorit amerikan, në Prishtinë. “Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”, thuhet në njoftim. Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër bllokimin e sotëm të rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje. Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë. Akte agresive të shumta ka pasur në pasditen dhe mbrëmjen e kaluar të nxitura e të përgatitura nga Beogradi zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Vetëvendosja ka garuar në zgjedhjet e fundit me platformën për punësim dhe drejtësi, jo për rritje pagash

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë sot para deputetëve, në Kuvend,   se pakoja për përballje me …