Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Albin Kurti, injoron ish-Komisionin Qeveritar për kategoritë e luftës dhe kërkon të pranohet vetëm një e treta e veteranëve

Duke mohuar Qeveritë paraprake dhe duke mos e pranuar Komisionin Qeveritar për  kategoritë e luftës,  Kryeministri Kurti, ka bërë thirrje që çështja e veteranëve të luftës të zgjidhet me gjuhen e fakteve dhe dialogut, e jo me kërcënime brenda e jashtë kuvendit. Zgjidhja mund të gjendet, por nevojitet konstruktivitet e bashkëbisedim. Seancat e kuvendit janë seanca për përfaqësuesit e popullit dhe populli ka folur më 14 shkurt 2021. Do të flasë sërish në zgjedhjet e ardhshme. Paralelisht me këtë, ta kemi një spastrim të listave sepse nuk mund të lejojmë deformimin e rrëfimit të lavdishëm të luftës çlirimtare duke e konsideruar që ka pasur afër 60 mijë veteranë të UÇK-së”, tha Kurti para mediave në Gjilan. Duhet mbrojtur lufta çlirimtare e veteranët e vërtetë nga ata të cilët, siç tha ai, nuk ishin të tillë. Kuurti nuk e ka përmendur Komisionin Qeveritar, sepse nuk e njeh atë, ashtu sikur as qeverisë e 20 viteve të kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …