Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me Albin Kurtin, ka thënë kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, për mediet në Serbi

Albin Kurti: Isha i gatshëm për të nënshkruar “Planin evropian” kur isha në Bruksel, por për marrëveshje nuk mjafton vetëm njëra palë

Duke folur për takimin e Ohrit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars në Maqedoninë e Veriut, në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ja bashkangjesim përkufizimin të dakorduar evropian dhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja dhe nga efikasiteti”, ka thënë Kurti. I pyetur nëse do të ketë nënshkrim në takimin e radhës, Kurti ka thënë se ishte i gatshëm ta nënshkruajë edhe në takimin e mbajtur me 27 shkurt.  “Unë isha i gatshëm për të nënshkruar kur isha në Bruksel, andaj për marrëveshje duhen dy palë dhe nuk mjafton vetëm njëra. Është dëm që teksti i dakorduar me pesë fjali në preambulë dhe 11 nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt. Dhe pse nuk ka nënshkrime, përgjigjen duhet ta kërkoni tek të tjerët”, ka thënë Kurti gjatë një vizite në Graqanicë. Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …