Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut me Serbinë. Ai ka bërë me dije se ia ka shprehur rezervat ambasadorit francez për planin evropian për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pata kënaqësinë të pres në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin diskutuam rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ambasadorit Guerot, i shpreha qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës rreth këtij procesi dhe rezervat që i kemi shfaqur edhe publikisht lidhur me marrëveshjen aktuale të prezantuar, duke u fokusuar posaçërisht në mungesën e njohjes së ndërsjellë si rezultat përfundimtar i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  PDK-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim konstruktiv me aleatët tanë ndërkombëtarë, gjithmonë në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, ka shkruar Krasniqi, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …