Ramush Haradinaj

Albin Kurti ka degraduar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përhapjes së lajmit se Kosova nuk u ftua në Samitin e Uashingtonit, duke fajësuar kryeministrin Kurti për degradim të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Haradinaj ka thënë se aftësitë eksperimentale dhe manipuluese të kryeministrit Kurti në emër të Kosovës në raportet me Amerikën janë të papranueshme dhe nuk duhet të tolerohen nga askush. Mos-ftesa e Kosovës në Samitin e Uashingtonit duhet të na shqetësojë të gjithëve pa dallim dhe të shërbejë si sinjal alarmi për shkallën e degradimit të raporteve me këtë shtet si rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit. Ky degradim i raporteve strategjike me ShBA-të, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe Kosova ta rikthejë tashmë besimin e venitur.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …