Albin Kurti

Albin Kurti ka kërkuar nga autoritetet në vendin tonë që ta bojkotojnë emisarin amerikan, Riçard Grenell

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti  ka kërkuar nga autoritetet në vendin tonë që ta bojkotojnë emisarin amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, Riçard Grenell, ashtu sikur thotë se ka vepruar  me ish-ambasadorin amerikan Gelbard,  i cili në vitin 1998 kishte thënë se  UÇK-ja është terroriste. “Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard, ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Albin Kurti nuk ka përendur askund faktin se ishte vetëm veprimtari,  Adem Demaçi, asokohe kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës, i cili kishte kundërshtuar qëndrimin e Gelbardit, por jo kryetari i LDK-së, as autoritete të tjera të Kosovës në vitin 1998.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …