Albin Kurti

Albin Kurti: Në gjendjen në të cilën ndodhen Kosova e Shqipëria duhet të përgatiten për një “Pranverë shqiptare”

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka filluar t’i paralajmërojë qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë që të përgatiten për një “Pranverë shqiptare”, duke aluduar në organizimin e protestave masive kundër idesë së kryetarit Hashim Thaçi për marrëveshjen finale me Serbinë. Ai po synon përkrahje edhe nga Shqipëria. Ka disa ditë që Kurti, po paralajmëron organizimin e protestave në Kosovë. Madje në njërën nga seancat e fundit të Kuvendit ai kishte deklaruar se Vetëvendosje do të organizojë protesta masive kundër Thaçit nëse ai nuk heq dorë nga ideja e tij për korrigjim të kufijve. Të njëjtin paralajmërim për protesta Kurti e ka bërë edhe të hënën në një bashkëbisedim me studentët e Tiranës, madje ai është shprehur se në gjendjen në të cilën ndodhen Kosova e Shqipëria duhet të përgatiten për një “Pranverë shqiptare”. “Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin me pazaret me territor. Le ta dinë se nëse vendosin të na sjellin para një akti ose fakti të kryer me një marrëveshje që prek territorin e Kosovës protestat jo vetëm që do të përsëriten, por nuk do të jenë shumë më madhështore”, ishte shprehur Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …