Kurti: Të gjithë të rinjve do t'u ofrohet arsim cilësor edhe falas, sepse ata janë pasuria e vendit tonë

Kurti: Në Shkup u mbajt një protestë e drejtë dhe me qëllime të mira

Deputeti Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas protestës së djeshme të shqiptarëve në Shkup, është cituar të ketë deklaruar se protesta ishte e drejtës dhe me qëllime të mira.“Kjo ishte një protestë e drejtë dhe me qëllime të mira”, tha Kurti në deklaratën e tij për Gazetën Lajm. “Shqiptarët në Maqedoni janë shqiptarë nën Maqedoni, dhe kundërshtimi i regjimit autokratik përmes protestave demokratike është detyrë e çdo shqiptari, e çdo qytetari dhe e çdo njeriu liridashës”, ka thënë Kurti. Dje, shqiptarët në Maqedoni protestuan kundër Qeverisë nën moton “Drejtësi, Dinjitet, dhe Demokraci”, të organizuar nga Këshilli që përfaqëson disa parti opozitare, organizata joqeveritare dhe intelektualë të pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …