Ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, ndërsa partitë politike kanë zhvilluar tubimet e para elektorale në disa qytete të vendit. Lëvizja Vetëvendosje hapjen e fushatës e mbajti në Ferizaj, ku kandidati për kryeministër, Albin Kurti prezantoi programin dhe prioritetet qeverisëse për mandatin e ardhshëm. Gjatë fjalimit të tij, Kurti theksoi se fokusi kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik, fuqizimi i ushtrisë dhe avancimi i sektorit të turizmit. Ai premtoi investime të mëdha në zonat turistike të Brezovicës dhe Bjeshkëve të Nemuna, duke paralajmëruar projekte me vlerë miliardëshe. Sipas tij, në katër vitet e ardhshme qeveria synon të realizojë shpenzime kapitale prej një miliard eurosh në vit, me qëllim rritjen ekonomike dhe përmirësimin e infrastrukturës në vend.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
