Albin Kurti: Shteti nuk është në gjyq, ata që janë në burgun u Hagës i kanë avokatët e tyre

Albin Kurti: Shteti nuk është në gjyq, ata që janë në burgun u Hagës i kanë avokatët e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë ku është miratuar programi qeverisës, ka folur edhe lidhur me mundësinë e garantimit të lirimit me kusht të krerëve të UÇK-së, të akuzuar nga Gjykata Speciale që po mbahen në paraburgim në Hagë. “Në gushtin e vitit 2015, kur është zhvilluar debati për Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës, argumenti i pozitës për ta votuar, ka qenë se nëse nuk e bëjmë ne do të jetë gjykatë ndërkombëtare, pra e OKB-së. Ne e kemi ditur që nuk është ashtu. Ajo ka qenë më shumë një lloj frikësimi i atyre që kanë qenë sponsor, e që ishte qeveria e atëhershme e Kosovës”. “Nuk mund të kërkoj unë nga Kroacia për garanci. Aty ka një proces juridik, në të cilin ata që janë në burg i kanë mbrojtësit e tyre ligjorë, të cilët e udhëheqin mbrojtjen. Nuk është shteti në gjyq. Andaj nuk më takon mua të marrë këso hapash. Do të ishte gabim edhe për shtetin e Kosovës dhe për vetë luftëtarët e UÇK-së që i kemi në burg”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …