Albin Kurti, sot në Krushë të Madhe, derisa vizitonte varrezat u përball me motrën e dëshmorit, kushërirën e Ukshin Hotit

Albin Kurti, sot në Krushë të Madhe, derisa vizitonte varrezat u përball me Bahrije Hotin, motër e dëshmorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përvjetorit të 23-të të masakrës në Krushë të Madhe, derisa vizitonte varrezat e martirëve të lirisë, u përballë me motrën e dëshmorit, kushërirën e Ukshin Hotit, Bahrije Hoti e cila iu drejtua me fjalët: “Më vjen mirë që keni ardhur sot. Por, si është e mundur që unë para një jave jam pushuar nga puna si diplomate e Kosovës, duke dalë nga ky gjak, nga sakrifica e këtyre dëshmorëve, që  më ka dërguar të shkollohem në Austri dhe unë sot me padrejtësinë më të madhe, para një jave shkarkohem nga puna si diplomate”, dëgjohet duke i thënë ajo. Albin Kurti është përgjigjur shkurt duke i thënë se “nuk e di këtë gjë, duhet ta kuptosh”. Ajo sërish ka insistuar duke i treguar  Kurtit se ka pasur padrejtësi gjatë shkarkimit të diplomatëve. “E kuptoj, por padrejtësitë po vazhdojnë. Unë jam betuar para varrit, para gjakut të këtyre dëshmorëve”, ka thënë motra e dëshmorit, të cilën e ka shkarkuar nga posti, ministrja,  Donika Shvarc.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …