Albin Kurti, takon pjesëtarët e Task-Forcës Reaguese të FSK-së, të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Albin Kurti, takon pjesëtarët e Task-Forcës Reaguese të FSK-së, të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim pjesëtarët e Task-Forcës Reaguese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në Republikën e Shqipërisë. Kryeministri bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti pjesëtarët e FSK-së në një takim falënderues. Me 9 gusht, me urdhër operacional, ata kishin zbarkuar në Republikën e Shqipërisë si pjesë e kontingjentit të përbërë nga tri skuadra të zjarrëfikjes dhe shpëtimit të Gardës Kombëtare, si dhe një ekip të Kompanisë për Operacione me Civil. “Gatishmëria, kontributi dhe angazhimi i juaj meriton vlerësimin dhe mirënjohjen më të lartë nga të gjithë ne”, tha kryeministri Kurti në takim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …