Kryetari Haliti vizitoi Buzovikun ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e një ure

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar fshatin Buzovik të Vitisë për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e një ure në afërsi të mullirit. Kreu i kësaj komune tha se komuna e Vitisë, gjatë viteve të fundit ka ndërtuar shumë ura në lokalitete të ndryshme të kësaj komune me qëllim që banorët të lidhën me vendet e tjera dhe të kenë një infrastrukturë të zhvilluar. Ai shtoj se në këtë fshat janë realizuar edhe disa projekte tjera dhe se kjo komunë është e përkushtuar që të investoj në çdo cep të sajë dhe atë në sektorë të ndryshëm me qëllim që të krijoj kushte sa më të mira të jetës për qytetarët e saj.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …