Albin Kurti thotë se marrëveshja me LDK-në për koalicionin qeverisës është e mundshme dhe e nevojshme

Albin Kurti thotë se marrëveshja me LDK-në për koalicionin qeverisës është e mundshme dhe e nevojshme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili synon të udhëheqë me qeverinë e re të Kosovës, ka thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në është e mundshme dhe e nevojshme. Ai ka thënë se me siguri do të ketë takime me Isa Mustafën. “Me siguri që do të ketë takime, të mos kemi takime është e pamundshme, marrëveshja është e mundshme, marrëveshja është e nevojshme, sepse qytetarëve u nevojitet ajo, mirëpo këto nuk janë lajme. Kur t’i kemi rezultatet konkrete, kur ta kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërëse që i bashkëngjitet harmonizimit programor do të mund të kemi se çka të themi”, ka thënë ai para gazetarëve sot. Albin Kurti i Vetëvendosjes, parti kjo që doli fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, po synon të ndërtojë institucionet me Isa Mustafën e LDK-së që dolën partia e dytë në zgjedhje, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje. Ata nuk janë takuar që nga dita e shtunë e javës së kaluar. Mospajtimet e tyre janë rreth pozitës së kryetarit të kuvendit dhe presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …