leoni

Albin Kurti

Albin Kurti: Zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është BE-ja dhe drejt arritjes së këtij qëllimi duhet, Procesi i Berlinit 2.0

Kryeministri, Albin Kurti mori pjesë në konferencën me temë: “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”, organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe “The Economist”, që u mbajt në Greqi. Ai ka tha se ka shpresa të mëdha që Procesi i Berlinit të riniset nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. “Unë besoj se me kryetarin Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe me kancelarin Sholz në Berlin ne mund të ringjallim urën transatlantike, e cila në shekullin 21 është edhe më e rëndësishme sesa në shekullin e 20-të. Procesi i Berlinit 2.0, nëse mund ta quajmë kështu, mund të sjellë një valë që mund t’i shtyjë përpara të gjitha anijet në Ballkanin Perëndimor, kryesisht disa nisma, programe në modeluara sipas EFTA EEA, diçka të ngjashme sikurse Norvegjia, Lihtenshtajni, Zvicra dhe Islanda kanë me BE-në, komitete dhe këshilla të përbashkët. Kurti nuk e përmendi fare “Ballkanin e Hapur” si nime rajonale të cilën nuk e pranon, pavarësisht se e pranojnë pesë shtetet e tjera të Ballkanit.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …