Brickos

Ministrja e Drejtësisë e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu, del para gjyqit e akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Albulena Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë më shumë se gjysmën e deputetëve në Kuvend

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendojes, Albulena Haxhiu ka thënë se subjekti i saj do t’i ketë më shumë se gjysmën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë po ashtu se nuk do të bisedojnë me Listën Serbe për votat e formimit të Qeverisë. “Unë besoj që qeveria  do t’i ketë 63 apo 64 deputetë, pa Listën Serbe, as nuk do të kemi takime me ta për të marrë mbështetjen e tyre për qeverinë tonë”. Kështu po deklaron ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Sa i përket pozitës se ku do të jetë Haxhiu, ajo thekson se ende nuk është diskutuar. “Ende nuk ka vendim se kush ku do të jetë”, ka thënë ajo. Ish-ministrja e Drejtësisë nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit pasi kjo nuk iu lejua për shkak se kishte një dënim të formës së prerë në 3 vitet e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …