Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Në 40-vjetorin e demonstratave të vitit 1981 I

Demonstratat e vitit 1981, nuk ishin spontane dhe të pakoordinuara, siç pretendojnë edhe sot qarqe të caktuara, aq më pak të organizuara nga Partia e Punës së Shqipërisë, siç pretendohej atëbotë nga udhëheqja politike e LKJ-së e ish pushtuesit Jugosllav, se gjoja  shqiptarët e Kosovës ishin manipuluar nga Shqipëria.

Natyrisht, këtë linjë ndiqte edhe kasta politike e asaj kohe në Kosovë, duke u diferencuar, duke i dënuar, etiketuar, kërcënuar dhe shpallur deri armiqësore demonstrata dhe bartësit e tyre, kundër të cilëve u morën masa drastike.

Ish kreu i LKJ-së, këto demonstrata i cilësoi si tejet armiqësore, që synonin prishjen e rendit socialist të ish Jugosllavisë, dhe bashkëjetesën e popujve, thirrur në parullën më ironike të asaj kohe, siç ishte: “bashkim-vëllazërimi!”,  ku shqiptarët ishin ndër më të shtypurit dhe më të shfrytëzuarit, ku shkeleshin të drejtat e tyre më elementare për jetë, ku llogariteshin si qytetarë të rendit të dytë, ku ekonomia kishte rënë për tokë, ku filluan të mungonin artikujt ushqimor, ku punëtorëve iu epeshin rrogat me nga tre e katër muaj vonesë, ku rrezikohej shëndeti dhe jeta e qytetarit shqiptar, ku një polic, zyrtarë apo edhe mujsharë serb, vepronte krejt në mënyrë arbitrare: rrihte, dhunonte, arrestonte dhe vriste shqiptarët e Kosovës, kudo; në arat e tyre, në luadhe, në rrugë, në qytete, në shtëpitë e tyre, madje i vrisnin shqiptarët edhe nëpër burgje duar lidhur, dhe nuk jepnin asnjë përgjegjësi para ligji!

Ish pushtuesi jugosllav, krahas asaj që po krijonte pasiguri për shqiptarët, kastën politike të Kosovës së asaj kohe e kishte joshur që të bënte kërcënime dhe akuza të rënda kundër demonstruesve, madje duke e kthyer edhe ligjin e Kanunit në Kosovë- siç ishte Lëçitja!…

Në vazhdimësi, aparati shtetëror shtypës serbo- jugosllav, që nga viti 1981 e deri me 1993, kishte vrarë mbi 1’000 shqiptarë të pafajshëm në Kosovë, si: gra, burra, fëmijë, pleq, plaka, të rinj e të reja. Krim mbi krime ishte dhe mbeti fakti, kur Serbia, filloi t’i vras e t’ i masakrojë të rinjtë shqiptarë (diku 122 sish), edhe në Kazermat ushtarake, ku të rinjtë shqiptarë po bënin shërbimin ushtarak në të quajturën JNA- Ushtria Popullore e Jugosllavisë!

Paradoksi politik i BE-së, që nuk kuptohet e arsyetohet as sot e kësaj dite; askush nga organet e drejtësisë së BE-së, as nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë, as denjoj të merren me hetimin e këtyre vrasjeve mizore e kriminale të ish Ministrisë së Mbrojtjes së Jugosllavisë atë kohë- nga ana tjetër; Këshilli i Evropës, me vetëdije, mbi bazën e shpifjeve, gjeti mundësi për të hetuar një shtëpi të verdhë, diku në një fshat të largët malor të Shqipërisë, së cilës po i pikonte çatia brenda!, e nuk gjeti mundësinë për të hetuar vrasjen e mbi 122 të rinjve ushtarë shqiptarë nëpër Kazermat Ushtarake të ish Jugosllavisë, të cilët i masakruan, ua morën organet e trupit, dhe i kthyen në Kosovë të gozhduar në arkivole, nënë sqarimin se kanë bërë vetëvrasje!…

Kjo situatë e rëndë politike reprezaljesh e gjenocidi mbi shqiptarët e Kosovës, vazhdoj deri sa u formua dhe organizua Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shpëtimtarja dhe çlirimtarja e atdheut.

Më saktësisht, kjo nuk duhet dhe nuk guxon të nënkuptoj se ishin reprezaljet e aparatit të dhunës serbo-jugosllave, që vetëdijesuan shqiptarët për të kërkuar të drejtat dhe lirinë e tyre- Jo, dhe Jo, shqiptarët ishin të vetëdijshme në të gjitha kohët së ishin të pushtuar, dhe po aq të qartë e kishin së nuk ka liri nën pushtim!, prandaj lëvizja e tyre për liri dhe shtet-bërje daton shumë herët, që para lidhjes së Prizrenit e deri tek demonstrata e vitit 1981, të cilat përfundimisht shemben themelet e një pushtuesi gjakatar që quhej Jugosllavi, e cila që nga atëherë, nuk u rimëkëmbë më!, prandaj me shumë të drejt konstatojmë së:

Demonstratat e viti 1981 në Kosovë, përfundimisht shemben nomenklaturën e RSFJ-ës, dhe LJK, e cila nuk arriti të ribëhet kurrë më, dhe natyrisht kjo gërmadhë, këtë përfundim kishte.

Flamurtarë të asaj pranvere!

Shqiptarët, ishin të parët, që iu treguan të gjithë popujve tjerë të ish Federatës jugosllave, së kjo kreaturë artificiale, nuk ishte shteti i asnjë etnie- veç së vegël dhe aparat dhune në duart e Serbisë! … Nomenklatura serbe, duke u nisur nga tutorizmi serbomadh, në ish RSFJ, shfrytëzonte pasurinë e gjashtë Republikave dhe dy Krahinave Autonome, deri në maksimum. Padiskutueshëm, ishin demonstratat e viti 1981, që i vetëdijesuan edhe popujt tjerë të RFSJ-së, si Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët, Malazezët, Maqedonët dhe Vojvodinasit, se ky aparat shtypës i dhunë shtetërore të quajtur jugosllavi, duhet shembur!

Këta popuj, që përfaqësoheshin në ish federatë, këtë realitet e kuptuan kush më vone e kush më herët, për gati dhjetë vite më vonë, deri edhe më luftëra të përgjakshme, shpërbën këtë federatë gjakatarë që udhëhiqej kryesisht nga serbet, gati në të gjitha strukturat e saj. Nga kjo luftë e përgjakshme çlirimtare, etnitë e ish federatës, krijuan Republikat e tyre, duke jetuar të lirë dhe në harmoni me fqinjët e vet. Republika demokratike këto, që kane dhënë shembullin e  mirë si; Sllovenia, Kroacia, Bosna dhe Hercegovina e vonuar, Mali i zi, Maqedonia dhe Republika e Kosovës te cilat e njohin të drejtën e popujve për të jetuar të lirë e sovran në shtetet e veta, të cilat kanë lidhur paqe të qëndrueshme dhe respekt të ndërsjellë, që janë shembull më i mirë për Evropën e më gjerë.

Përfundimisht, pranvera shqiptare e marsit të vitit 1981 në Kosovë, ishte flamurtarja dhe shkëndija e parë e lirisë, që hapi shtegun edhe për popujt e republikave tjera në ish federatën Jugosllave.

Edhe sot flitet e përflitet, se demonstratat e vitit 1981, ishin të parakohshme dhe të organizuara nga Serbia, Rusia etj. E keqja është se ne (e them kushtimisht, “ne”), më parë preferojmë, që mos gatishmërinë tonë për t’ju prirë gjërave, në një formë ta mbulojmë me trillime e gjëra tjera sajuese të paqena, se sa ta pranojmë dhe ta themi realitetin hapur e botërisht, ashtu siç e tha me vepra rinia e asaj kohë, dhe më vonë Ushtria Çlirimtar e Kosovës, se: e duam lirinë mbi të gjitha, dhe për liri të atdheut japim edhe jetën!

Në vazhdim, cili është realiteti dhe guximi për ta pranuar të vërtetën hapur:

1). Demonstratat e Kosovës i ka organizuar populli ynë, bijat dhe bijtë më të mirë, që ndër vite lanë eshtrat kazamateve serbo-jugosllave, gjaku ynë i derdhur për liri, vaji i nënave, nuseve dhe motrave tona, vaji i fëmijëve tanë, rritur jetim… kjo është e vërteta e madhe dhe mohimi i saj nga bukëshkelës e plëngprishës, do duhej të ishte dënuar nga kombi ynë!

Nuk kishte interes as Serbia as Rusia, që ta shembte sistemin e vet sundues mbi trevat tona, Serbia nuk ishte aq e marrë për të humbur përfitimet materiale nga Kosova, nuk kishte interes që t’i rrokte armët e të luftonte me shqiptarë, por ti sundonte dhe t’i shfrytëzonte ata!…

Serbia ndihej më rahat, kur shfrytëzonte pasuritë e Kosovës, si: minierat, rrymën, prodhimin, me një fjalë pasurinë nën dhe mbi tokësore, Serbia ndihej më rehat, kur një dorë shqiptarësh i shërbenin me devotshmëri pushtetit të saj, se sa kur shqiptarët ia kthyen pushkët e lirisë!…

2). Demonstratat e vitit 1981, nuk ishin të parakohshme, në fakt ato ishin të vonuara, ani pse të lara me gjak. Kush imagjinonte se do ndaheshim pa gjak nga pushtuesi Serb, e kishte gabim sa ishte i madhe- koha vërtetoi katërçipërisht këtë, shih luftën e fundit në Kosovë. Po të mos jehonin demonstratat e përhershme në Kosovë, revoltat, burgosjet, grevat e minatorëve, mosbindja dhe mos dëgjueshmëria qytetare, lufta për liri dhe rëniet heroike e trimave tanë, Serbia edhe sot do të ishte këmbëkryq në Kosovë, dhe nuk do të kishte pse të largohej nga Kosova. Pra, u desh të kërciste pushka, të derdhej gjaku rreke, në mënyrë që bota ta dëgjoj zëri tonë për liri, kush mendon ndryshe, shpirti i tij prej robi ende nuk është çliruar, dhe asgjë më shumë!…

3). Demonstrata e vitit 1981, nuk ishin spontane, ato ishin shumë mirë dhe gjatë kohë të përgatitura nga brezi i atdhetarëve të viteve të gjashtëdhjeta e shtatëdhjeta, janë dhjetëra zemërluanë të kombit tonë që dhanë gjithçka, madje edhe jetën për ditët e sotme- përkulemi me shumë respekt para veprës së tyre. Ata ishin mishërimi i së madhërishmes sonë, që nga Lidhja e Prizrenit e më herët e deri me 1999, dhe falë atyre, ne kishim rrugët e trasuar, vetëm duhej të marshonim furishëm nëpër to. Ato demonstrata ishin fillimi i fundit të shembjes së gërmadhës së quajtur Jugosllavi, që ishte instaluar në Kosovë mbi gjakun e shqiptarëve! Vulën përfundimtare të kësaj shembje, pas vitit 1981, ia dhanë pushkët e lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dalë nga gjiri i popullit.

Që nga ato kohë e deri me 1981, populli shqiptar, kishte punuar hapur e fshehur, prirë nga qindra të përndjekur politikë, në krye me Adem Demaçi, Fazli Graiqevcin, Sabri Novosellën, Metush Krasniqin, Ali Aliun, Jusuf Gërvallën, Kadi Zekën, Zeqir Gërvallën, Jakup Krasniqin, Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, Nezir Myrtën, Neriman Brahën, Selatin Novosellën, Halil Alidemën, Gani Krasniqin, Ahmet Qeriqin etj. për të mos u hyrë në hak qindra e mia bijve tanë, që ishin më shumë së frymëzim për popullin tonë të përvuajtur…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një ditë pushim në Grykën e Shpëtimit (E enjte 22 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Një ditë pushim në Grykën e Shpëtimit (E enjte 22 prill, 1999)

Sot kam vendosur të qëndroj në Grykë për të mësuar se si po gjallohet këtu …