Brickos

Gani Dreshaj: Albin Kurti duhet t’ua di hallin qytetarëve sepse është zgjedhur me votat e 50 për qind të tyre

Gani Dreshaj: Albin Kurti duhet t’ua di hallin qytetarëve sepse është zgjedhur me votat e 50 për qind të tyre

Anëtari i AAK-së dhe zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka komentuar listën e deputetëve të zgjedhur të AAK-së dhe problemet me akuza për vjedhje votash brenda këtij subjekti politik. Ai e ka përmendur rastin e kandidatit për deputet, Rasim Selmanaj i cili nuk ka marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet. “Rasimi gjithmonë vetëm në Deçan i ka pasur 10 mijë vota. Prandaj nuk e di kjo lista e deputetëve të zgjedhur të AAK-së a është reale”, ka thënë Dreshaj. Sipas tij, AAK-ja duhet të pastrohet nga shumë njerëz brenda saj dhe se Ramush Haradinaj e ka hapur derën në çdo shtëpi të Kosovës. Dreshaj tutje ka thënë se Haradinaj duhet të jetë kryetar i Kosovës.  Dreshaj tha se Kurti si fitues i zgjedhjeve duhet të dalë e të shkoj te shtëpia e Haradinajt, Veselit, Thaçit, Krasniqit, Selimit. “Albini duhet t’ua di hallin atyre njerëzve, sepse është zgjedhur me votat e 50 për qind të shqiptarëve”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …