Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marr vendim për anulimin e provimit për noternë

Albulena Haxhiu thotë se përfaqësimi dhe pjesëmarrja e grave në aktivitetet e LV-së është shumë e rëndësishme

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në rrjetin social ka shkruar se përfaqësimi dhe pjesëmarrja e grave në aktivitetet e partisë së cilës i takon është shumë e rëndësishme. “Së bashku me Arbenin dhe Hatixhen, mbajtëm takim me vajzat e gratë aktiviste në Prishtinë. Diskutuam lidhur me problemet me të cilat ballafaqohen vajzat dhe gratë, rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të tyre në aktivitetet e Lëvizjes, folëm për Rezolutën për gratë të miratuar në KP dhe për atë se si do të duket Kosova me qeverisjen e Lëvizjes të cilës do t’i prijë Albini” shkroi ajo. Haxhiu gjithashtu shtoi se dhuna e grave vjen si rrjedhojë e mungesës së drejtësisë dhe ndryshimi fillon vetëm me ushtrimin e së drejtës së votës. “Diskutova për mungesën e drejtësisë si rrjedhojë dhunën ndaj grave. Theksova se dukuri të tilla marrin udhë të drejtë duke ia filluar me ushtrimin e të drejtës së votës së grave, për të zgjedhur projektin që i përfaqëson dhe i ndihmon konkertisht gratë në përditshmërinë e tyre” shtoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …