Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Albulenë Haxhiu: Sistemi i drejtësisë po përkeqësohet dhe po shndërrohet si lavatriçe për të korruptuarit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha në raportimin e saj para komisionit parlamentar për legjislacion, është përballur me pyetjet e deputetëve lidhur me sistemin e drejtësisë dhe gjykimet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Minstrja Hoxha  ka thënë se ministria e Drejtësisë ka  vazhduar ta luftojë korrupsionin, derisa ka shtuar se sivjet kontrabanda është në nivelin më të ulët, krahasuar me vitet e kaluara, por deputetët e opozitës, Albulena Haxhiu dhe Pal Lekaj, e kanë pyetur për sistemin e dobët të drejtësisë dhe gjykimet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, me të cilat po njolloset lufta e tyre. Shqetësim për mua kanë qenë problemet që Kosova ka me procesin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë po përkeqësohet dhe po shndërrohet si lavatriçe për ata që kanë përfituar në kurriz të qytetarëve, siç është rasti i Nuhi Ukës që u shpall i pafajshëm nga gjykata në Prizren, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Albulenë Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …