Aleanca e Gruas së Kosovës, ka shprehur kundërshtimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën familjare

Aleanca e Gruas së Kosovës, ka shprehur kundërshtimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën familjare

Aleanca e Gruas së Kosovës, degë e AAK-së, ka shprehur kundërshtimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën familjare të ushtruar ndaj vajzës në fshatin Ratkoc komuna e Rahovecit. “Është e pa pranueshme dhe nuk duhet të tolerohet nga askush, dhuna në shoqërinë tonë. Nuk ka asnjë arsyetim dhuna”, thuhet në reagim. “Kërkojmë nga institucionet relevante që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që një gjë e tillë kurrë të mos përsëritet. Inkurajojmë qytetarët e Republikës së Kosovës që rastet e dhunës t’i raportojnë dhe të kërkojnë veprim të institucioneve të shtetit. Shoqëria jonë nuk mund të ecën drejt zhvillimit me heshtje dhe mos reagim ndaj dhunës”, thuhet në fund të reagimit të nënshkruar nga Magbule Shkodra, kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës-AAK.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …