LDK: Derisa çështja e dialogut me Serbinë po e mbizotëron debatin, koalicioni qeveritar po uzurpon institucionet

Degët e LDK-së reagojnë kundër kërcënimit të drejtorit komunal të arsimit në Lipjan

Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë një takimi kanë reaguar kundër kërcënimit me armë zjarri të drejtorit komunal të arsimit në Lipjan, Rasim Hasani. “Degët e LDK-së konsiderojnë se ky sulm i kryer në objektin e Komunës së Lipjanit, është kërcënim i hapur dhe serioz ndaj jetës së drejtorit Hasani, sulm mbi institucionet dhe ndaj autoriteteve lokale, të cilat burojnë nga vota e qytetarëve”, thuhet në reagimin e LDK-së. Pas takimit të zhvilluar, degët e LDK-së kanë kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore ndaj kryesit të këtij akti të rëndë e të papranueshëm, si dhe të mbrojnë jetën e të sigurojnë veprimtarinë e ligjshme të të zgjedhurve. Naim Gashi është personi, i cili e ka sulmuar drejtorin e Arsimit të komunës së Lipjanit, Rasim Hasani, në zyrën e tij, i cili po ashtu me vete ka pasur edhe armë.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …