Simpatizantë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë kanë nisur festën, ani pse kandidati i saj për kryetar Ardian Gjini ka thënë se nuk do ta shpallin fitoren derisa të marrin rezultatet preliminare. Gjini i ka thënë se edhe rezultatet e tyre flasin për rikthim të pushtetit lokal nga kjo parti. Sipas të gjitha gjasave do të jetë një rezultat asisoj. Rezultatet flasin për fitore në rreth 57-58 për qind. Pra jemi fitues të bindshëm. Prapëseprapë do të presim deri në fund dhe pastaj do t’i drejtohem qytetarëve, ka thënë Gjini.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
