Vucic

Aleksandar Vuçiq, shpreson se në ditët në vazhdim, do të gjendet një zgjidhje për çështjen e përdorimit të dinarit, në Kosovë

Kryetari i i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  shpreson që, në ditët në vazhdim, të gjendet një zgjidhje lidhur me  çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Ai tha se, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, beson se “do të mund të gjendet një zgjidhje jo e mirë”, por që “do të nënkuptonte mbijetesën e qytetarëve serbë në Kosovë”. Nga fillimi i shkurtit, Banka Qendrore e Kosovës fuqizoi një rregullore, e cila e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në Kosovë. Por, ndërmjetësuesi i bisedimeve, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se shumë pikëpyetje politike për çështjen e dinarit në Kosovë, mbetën pa përgjigje, andaj duhen takime shtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …