KMDLNJ

KMDLNj: Gjykimi maratonik në Hagë, të pandehurit janë të dhunuar nga gjykata e të pambrojtur nga shteti

Në një reagim të KMDLNj-së lidhur me mbajtjen në burg të katër krerëve t UÇK-së thuhet se tani jemi në vitin e katërt kur udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës, kryetari, Hashim Thaçi, kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli si dhe shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi po mbahen të paraburgosur si pengje politike në Njësinë e Paraburgimit të Gjykatës Raciste, në Hagë, pa një datë dhe vit të caktuar se kur do të përfundojë gjykimi. Këtë e tha në një intervistë edhe Ekaterina Trandafilova, kryetare e kësaj Gjykate që i lutet Zotit që kjo të zgjasë sa më shumë për shkak të përfitimeve marramendëse materiale për te dhe shpurën e burokratëve endacakë që shkojnë në çdo vend ku ka pasur krizë për ta vazhduar vallen e zhvatjeve në kurriz të viktimave dhe të të akuzuarve. Deri më tani janë dëgjuar 44 dëshmitarë të Prokurorisë Speciale Raciste, pjesa më e madhe e tyre janë serbë të aparatit policor dhe ushtarak të Serbisë apo edhe shqiptarë që janë rekrutuar dhe trajnuar nga sigurimi serb për të dëshmuar kundër të akuzuarve e që tani janë duke u gjykuar, thuhet mes tjerash në  reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …