Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim anëtarët e Komitetit të Sigurisë e Mbrojtjes të Bundestagut gjerman

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim anëtarët e Komitetit të Sigurisë e Mbrojtjes të Bundestagut gjerman

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, të cilët i informoi mbi situatën e sigurisë në vend dhe kërcënimin që paraqesin bazat ushtarake të Serbisë, të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën. Ministri Maqedonci i informoi anëtarët e këtij Komiteti për kapacitetet aktuale që FSK ka për të garantuar mbrojtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës dhe jetës së qytetarëve tanë. Ai ritheksoi se synimi ynë si shtet është anëtarësimi në NATO, sipas standardeve të së cilës aleancë po vazhdohet me implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, ndërtimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtrisë tonë. Ministri i Mbrojtjes shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në KFOR, si dhe angazhimin e këtij Komiteti në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Gjermania, Franca e Italia, do të vënë veton ndaj rekomandimit të 82% të deputetëve të Asamblesë

Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet,  Gerald Knaus, ndërsa ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadorit …