Aleksandër Lumezi

Aleksandër Lumezi: Përgjimet ku është përfshirë, Adem Garbovci janë bërë nga një prokuror kompetent

Kryeprokurori, Aleksandër Lumezi, ka folur për paralajmërimin për publikim të përgjimeve nga një portal i lidhur me shërbimet e EULEX-it, përmes së cilave dëshmohet gjoja ndikimi i politikës në secilin institucion të Kosovës, përfshirë edhe pushtetet e pavarura. Lumezi, ka deklaruar se për këtë rast është njoftuar nga mediet lidhur me  përgjimet por se ende nuk ka marrë ndonjë shkresë zyrtare. Përgjimet do të analizohen në detaje për të parë nëse ka elemente për nisjen e hetimeve për vepër penale. “Me sa jam i njoftuar përgjimet janë bërë nga prokuror kompetent lidhur me një rast që ka qenë duke u zhvilluar, e që kanë dal nga aty”, tha Lumezi. “Sa i përket ndjekjes penal përgjimet kanë qenë në duart e prokurorëve të cilët kanë dhënë autorizim zyrtar për përgjime, ata do ta shikojnë nëse paraqesin elemente të tilla deklaroi Lumezi për RTV Dukagjini.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …