Aleksander Vuçiqi dhe Veton Surroi në të njëjtat gjykime lidhur me sulmin e bandave serbe në Veri, kundër policisë së Kosovës

Aleksander Vuçiqi dhe Veton Surroi në të njëjtat gjykime lidhur me sulmin e bandave serbe në Veri, kundër policisë së Kosovës

Duke i reaguar  kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama,  lidhur me përkrahjen që Serbia zyrtare u ka dhënë terroristëve, kryetari i Serbisë, pas deklaratës antishqiptare të Veton Surroit, edhe ai  ka ngritur një paralele në mes grupit terrorist të Rajoçiqit  në veriun e Kosovës më 24  shtator  dhe ”Grupit Kumanova“. Vuçiq ka thënë se Serbia mban Ditë  Zie për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë. Për shkak të vdekjes së të gjithë njerëzve nga këndvështrimi i Kushtetutës së Serbisë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Edhe Serbia ka ditë zie për tre serbët dhe policin e vrarë. Është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm. Edi Rama nuk po thotë  të vërtetën. Ne deklaruam për të gjitha ngjarjet dhe të vrarët. Nuk është hera e parë që nuk thonë të vërtetën. Dhe tani do t’ju tregoj se si duket hipokrizi. Do t’ju kujtoj se çfarë ndodhi vetëm 8 vjet më parë, në 2015. Në Kumanovë ka pasur një konflikt të madh në mes të Grupit Kumanova më pas sulmuan Maqedoninë, shtet sovran, vend anëtar i OKB-së, u vranë 8 policë. Atëherë as Rama dhe askush nga BE-ja nuk na ka mbajtur predikime”, propagandoi presidenti serb. Deklarata e Vuçiqit u publikua pas asaj  të Veton Surroit,  i cili bërë një krahasim të tillë krejtësisht antikombëtar, sikur në gusht të vitit 1999, kur UÇK-në e kishte quajtur jo vetëm terroriste por edhe fashiste.  Ky pro-jugosllav  i lindur vazhdon të jetë jo vetëm këshilltari më i  afërm i Albin Kurtit.

 

Veton Surroi, këshilltari më besnik i Albin Kurtit dhe shok i ngushtë me disa nga njerëzit  më të afërt të tij, në Vetëvendosje,    ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Surroi e ka krahasuar rastin e grupit të Kumanovës me sulmin terrorist të serbëve, të cilët vranë rreshterin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit. Në një postim në platformën X, Surroi i ka quajtur të dy grupet si grupe paramilitare. Sipas tij  të dy grupet çmohen si heronj. Organet e njësisë paraushtarake shqiptare etnike që sulmuan N.Maqedoninë (2015) u çmuan si heronj në Kosovë. Pjesëtarët e njësisë paraushtarake etnike serbe që sulmuan Kosovën (2023) u çmuan si heronj në Serbi. Të dyja gabim! Dy gabime nuk bëjnë një të drejtë!” , ka shkruar Surroi.  (insajderi.org/surroi-e-krahason-grupin-e-kumanoves-me-ate-te-radojciqit-i-quan-paramilitare).

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …