Me rastin e 27-vjetorit të rënies së dëshmorit Ilir Konushefci, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur nderimin dhe mallin për figurën e tij, duke e cilësuar si një nga simbolet më të shquara të rezistencës shqiptare. “Sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, kujtojmë me nderim dhe mall një nga figurat më emblematike të rezistencës sonë, Ilir Konushevcin,” ka shkruar Ahmeti në një postim publik. Ai e ka cilësuar Ilirin si më shumë se një bashkëluftëtar – si simbol të guximit, të idealit për liri dhe të vendosmërisë për një të ardhme më të drejtë. Ahmeti përmbyll mesazhin e tij me fjalët: “Lavdi e përjetshme për Ilirin dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë!”
