Ali Ahmeti

Ali Ahmeti: Të zbardhet e vërteta e luftimeve në Kumanovë më 9 e 10 maj të vitit 2015

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në njëvjetorin e luftimeve në Kumanovë  ka kërkuar që e vërteta e këtij rasti të dal në shesh. Ai  u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë njohuri për këtë rast, të kontribuojnë dhe të mos e tej-ngarkojnë situatën duke shpallur fajtorë e tradhtarë, ata që nuk kanë pas të bëjnë me këtë rast.  Ai ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur një vit më parë në Kumanove, pasi thotë se Begun, Mirsadin, Samiun dhe Muhametin i ka njohur dhe ka komunikuar dhe bashkëpunuar me ta, siç thotë e tëra çfarë ka mundur të bëjë në këtë rast, është angazhuar “me mish e me shpirt që të shpëtojë çka mund të shpëtohet”. Ai ka falënderuar vëllanë e Begut, Ramiz Rizajn, për kurajën, për një të vërtetë të madhe që e ka thënë mbi këtë rast, sepse si familje i kanë ditur raportet që ka pasur me Begun, por edhe me shokë të tjerë, të cilët i ka pasur bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtar.

Kurse për rastin Monstra, ku janë dënuar me burg të përjetshëm 6 shqiptarë, Ahmeti nuk i beson atij procesi gjyqësor, kërkon që i tërë procesi të rikthehet në rigjykim dhe që jetë një proces gjyqësor transparent.

Një vit më parë, për 17 orë janë zhvilluar luftime mes grupit shqiptar, i njohur si Grupi i Kumanovës dhe policisë maqedonase, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku kanë mbetur të vrarë 10 luftëtarë të Grupit të Kumanovës dhe 8 policë, në mesin të cilëve ishte edhe një shqiptar. “Edhe sot ndjej dhimbje dhe kjo dhimbje akoma shtohet, deri sa nuk del në shesh e vërteta se çka ka ndodhur tash e para një viti në Kumanovë”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka falënderuar vëllain e Begut, Ramiz Rizajn, siç thotë për kurajën, për një të vërtetë të madhe që e ka thënë mbi këtë rast, sepse si familje i kanë ditur raportet që ka pasur me Begun, por edhe me shokë të tjerë, të cilët i ka pasur bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtar.

“Ky rast i Kumanovës, është keqpërdor nga shumë njerëz keqbërës, keqdashës, me qëllim që të denigrohet puna, apo shumë shokë të mi, të cilët fare nuk kanë pasur lidhje me atë ngjarje të atyre ditëve. E shumta çfarë kemi mundur të bëjmë, në këtë rast, që së paku me mish e me shpirt jemi angazhuar që të shpëtojmë çka mund të shpëtohet, sepse ka qenë situatë tejet e rëndë. Unë atëherë edhe sot kërkoj që kjo e vërtetë të dal në shesh dhe të gjithë njerëzit, të cilët dinë mbi këtë situatë, të kontribuojnë dhe le të mos e tej-ngarkojnë situatën duke shpallur tradhtar e fajtorë, njerëz të cilët as nuk kanë kontribuar e as nuk kanë pasur njohuri mbi këto zhvillime”, tha për Teleskopi.net lideri i BDI-së.

Ahmeti thotë se ka kërkuar që të zbardhet e vërteta dhe të mos mbesë ky moment, si një moment që të fyhen, të ofendohen, të denigrohen, por edhe të fajësohen deri në ato përmasa njerëzit që mund të kenë edhe pasoja.

“Unë e përsëris edhe njëherë, ndjej keqardhje, sepse e kam njohur Begun, e kam njohur Mirsadin, e kam njohur Samiun, e kam njohur Muhametin dhe unë nuk e mohoj se s’i kam njohur dhe s’i kam pasur njerëz që kam komunikuar dhe që kam bashkëpunuar. Po në këtë rast se si ndodhi kjo situatë që ata të hynë në këtë veprimtari, për mua ngelet akoma enigmatike dhe si një situatë, të cilën nuk do të kisha dëshiruar t’i ndodhë asnjë shoku tim, asnjë bashkëluftëtari tim”, tha Ahmeti. (Teleskopi.net.)

Ndërsa lidhur me rastin Mosntra, ku për vrasjen e 5 të rinjve maqedonasë, në një proces të dyshuar gjyqësor, janë dënuar me burg të përjetshëm 6 shqiptarë, Ahmeti thotë se për këtë rast ka kërkuar që të bëhet një proces gjyqësor transparent, sepse ka shumë dilema.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …