Aliu: Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, e ka quajtur tronditës lajmin për therjen e katër personave sot në këtë qytet.

“Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore”, ka shkruar Aliu në  Facebook.

Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj. Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve!

Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal, thuhet ndër të tjera në reagimin e Kryetarit të Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Skënderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës

Kuvendi Komunal i Skenderajt, nën kryesimin e kryesueses Adelina Spahiu, dhe me pjesëmarrje të kryetarit …