Brickos

Alon Ben-Meir: Serbia nuk mund ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës e cila erdhi përmes rrjedhjes së gjakut shqiptar

Alon Ben-Meir: Serbia nuk mund ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës e cila erdhi përmes rrjedhjes së gjakut shqiptar

“Serbia duket se e shijon iluzionin se Kosova është ende provincë serbe, përkundër faktit se pavarësia e Kosovës është një realitet i palëkundur”. Kështu fillon shkrimi i profesorit amerikan Alon Ben-Meir i cili më tutje thotë se Serbia e di që pavarësia e Kosovës dhe shteti i Kosovës nuk do të zhbëhen kurrë por nuk e pranojnë këtë. Ai radhit 4 arsye kyçe pse Serbia nuk mund ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës. “Së pari, pavarësia e Kosovës erdhi përmes rrjedhjes së gjakut shqiptar që e derdhën në një luftë që nuk e kishin zgjedhur ata. “Së dyti, mbi 100 shtete e kanë njohur Kosovën, përfshirë SHBA-të dhe shumicën dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së.  “Së treti, Kosova parashikohet që në një moment të bëhet një vend anëtare e Bashkimit Evropian.  Së katërti, Ben-Meir thotë se Biden ka një qasje të veçantë ndaj Kosovës dhe kështu SHBA-të garantojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe Serbia nuk mund ta frikësojë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …