OBSH e aprovon për përdorim emergjent në mbarë botën vaksinën Janssen, kundër virusit korona

OBSH e aprovon për përdorim emergjent në mbarë botën vaksinën Janssen, kundër virusit korona

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka aprovuar për përdorim emergjent në mbarë botën vaksinën kundër koronavirusit Janssen, e koorporatës mjekësore amerikane ‘Johnson & Johnson’. Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë OBSH’ja në llogarinë zyrtare të tyre në ‘Twitter’, kurse ka thënë se është e para vaksinë që do jepët me vetëm një dozë. Vaksina për COVID-19 nga Janssen është e para që renditet nga OBSH si vaksinë me një dozë të vetme, e cila duhet të lehtësojë logjistikën e vaksinimit në të gjitha vendet”, thuhet në cicërimë. OBSH deri më tani ka renditur edhe vaksinat anti-Covid Pfizer / BioNTech, Astrazeneca-SK Bio dhe Serum të Indisë për përdorim urgjent.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …